Ky fillim-sezoni për Juventusin ka qenë fantastik. 10 fitore në 10 ndeshjet e para, tifozët bardhezinj kanë filluar të ëndërrojnë, duke menduar që tani jo vetëm për trofeun e Champions League, por edhe për 114 pikë në kampionat, ose e thënë ndryshe, 38 fitore, pavarësisht se Allegri nuk është shumë dakord. Tekniku i “Zonjës së Vjetër” ka aktualisht skuadrën më të fortë të karrierës së tij, por gjithashtu është duke menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer kampionët që ka në dispozicion. Pavarësisht se është konsideruar gjithmonë si një person i cili parësor ka rezultatin, javë pas jave Juvj e Allegrit ka ditur të dhurojë edhe spektakël, përveç startit perfekt.
Kampionët e Italisë kanë krijuar 125 mundësi në 8 ndeshje të Serisë A, afërsisht 16 raste shënimi për ndeshje, e sigurisht është e para në kampionatin italian. Në këtë klasifikim të veçantë, Juventus ndiqet nga Napoli me 114 raste, Roma me 107 dhe Milani me 102. Sigurisht, përveç sulmit, meritë të madhe ka ajo që ka qenë siguria më e madhe e bardhezinjve vitet e fundit, mbrojtja. Pavarësisht se kanë pësuar 5 gola, torinezët janë skuadra e cila i ka lejuar më pak gjuajtje kundërshtarëve, më saktë 72, e ndjekur nga Napoli me 78.
Sigurisht, më të lumturit për këto statistika, përveç lojtarëve, janë drejtuesit e sidomos tifozët, të cilët kanë më se të drejtë për të ëndërruar suksesin në çdo kompeticion ku Juve merr pjesë.