Shkup, 21 qershor – Besir Alili, shpresa e mundjes në Maqedoninë e Veriut nuk njeh kufi dhe kundërshtar. Anëtari i klubit më të suksesshëm shqiptar sot arriti të plasohet në finale e madhe, në kuadër të Kampionatit Evropian, i cili po zhvillohet në Feanza të Italisë”, njofton gazeta KOHA.
Në kategorinë deri më 48 kg, në duelin e gjysmëfinales Alili me një paraqitje fenomenale mposhti mundësin nga Gjeorgjia, Luka Gugegashvili me 6-2 dhe dush në çastet e fundit të sfidës
Me këtë sukses janë shprehur të kënaqur të gjithë sportdashësit në vendin tonë, përfshi këtu edhe kryetarin e Federatës së Mundjes të Maqedonisë së Veriut, Betim Vrenezi dhe kryetarin e KM “Liria”, Imer Kadriu.
“Faleminderit Besir për këtë heroizëm që po e dëshmon, për këto gëzime, për këtë ‘infuzion’ që na kënaq ndjenjat tona dhe shpirtin tonë. Faleminderit që na i fshin djersën tonë të shkrifi ës, të punës së palodhshme të stafit teknik, të gjithë gjeneratave të klubit tonë. Faleminderit që edhe një herë dëshmove se nuk ka te ne rastësi, nuk ka fat e marri, por ka punë, përpjekje dhe suksese. Të faleminderit për atë kuroajo që ma ke dhënë sonte, që gjithmonë të jem me ty, të mos ndjej kur dhimbje dhe lodhje në përkrahjen maksimale që do ta jap në rrugëtimin tënd drejt arritjeve e sukseseve në të ardhmen, për besimin që ma ke betonuar shpirtin tim drejt një fitore të madhe në kampionatet e ardhshme botërore dhe olimpike”, shkroi në profilin e tij zyrtar kryetari i KM “Liria”, Imer Kadriu, përcjellë gazeta KOHA.
“Besir Alili në finale në KE për kadet. Vlladimir Egorov bronz në KE për senior. Mogamedgaxhi Nurov dhe Elmedin Sejfullau i pesti në KE për senior. Fati Vejseli i pesti në KE deri 23 vjeç. Kjo është vetëm fillimi, këto dhe rezultatet tjera më të mëdha na presin në të ardhmen. Ku jeni strateg të mundjes së Maqedonisë së Veriut?,”, shkruan Vrenezi në profilin e tij në Facebook, transmeton gazeta KOHA.
Ndërkohë, këtë sukses të mundësit të talentuar të KM “Liria”, e ka përshëndetur edhe i pari i Çairit, Visar Ganiu. “Të nderuar qytetarë, dua të ndaj me ju një gëzim dhe një të arritur të madhe sportive për vendin. Sapo u dëgjova përmes telefonit me kryetarin e Klubit të Mundjes ‘Liria’ z. Imer Kadriu, i cili më kumtoi lajmin e madh se mundësi ynë Besir Alili arriti në finalen e madhe të kampionatit evropian të mundjes në kategorinë deri më 48 kg, që po zhvillohet në Faenza të Italisë. Të lumtë Besir, suksese edhe në finalen e madhe! Të gjithë jemi me ty, ti je krenaria jonë!”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Çairit, përcjellë gazeta KOHA.
Ndryshe, ndeshja finale do të zhvillohet nesër (e shtunë), përballë mundësit nga armenia Harutyn Hovhannisyan.