Mendoni se administrata publike në Shqipëri (sepse privati nuk lëshon pe kollaj) ka shumë ditë pushimi?! Epo, keni të drejtë nëse e krahasoni me vendet e botës si Sri Lanka, Kolumbia e Filipinet, por nëse bëhet fjalë për Europën, administrata dhe sektori privat në rastet kur e zbaton ligjin, i gëzohen më shumë ditëve pushimi në vit, si rrjedhojë e festave zyrtare.
Në një hartë të re të përpiluar nga WorldAtlas, rezulton se nga të gjitha vendet në botë, Kamboxhia kryeson listën e festave më të zakonshme me 28 festat publike të vërejtura çdo vit. Sri Lanka ndjek me 25. Indi dhe Kazakistan me 21. Kolumbi, Filipine dhe Trinidad dhe Tobago me 18. Kinë dhe Hong Kong me 17. Tajlandë, Turqi dhe Pakistani me 16.
Shqipëria, sipas të dhënave të vitit 2018, ka në total 13 ditë pushimi zyrtare për shkak të një feste. Dhe bën pjesë në grupin më të zakonshëm në botë sa i përket ditëve pushim (pra më me pak të tilla).
Në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë zyrtare pushimi.
Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtin numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria në 14, ndërsa Kosova llogarit 12.
Kjo javë, që duke filluar nga e mërkuara është pushim për administratën deri në fund të javës (pasi data 30 është caktuar pushim) është një dëshmi e dy “botëve” të ndryshme ku jeton shteti dhe biznesi.
Ky është kalendari i festave zyrtare të 2018-ës në Shqipëri (i publikuar nga Banka e Shqipërisë):
1 dhe 2 Janar Festat e Vitit të Ri
14 Mars Dita e Verës
22 Mars Dita e Nevruzit
01 Prill* E diela e Pashkëve Katolike
08 Prill* E diela e Pashkëve Ortodokse
01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
15 Qershor** Dita e Bajramit të Madh
21 Gusht** Dita e Kurban Bajramit
19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 Nëntor Dita e Çlirimit
08 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë
25 Dhjetor Krishtlindjet
Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi. Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor.