Shkup, 3 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev shkroi në profilin e tij zyrtar të Fejsbukut se gjatë ditës së sotme personat P.R. dhe S.A. janë nxjerrë para gjykatësit në procedurë paraprake dhe u është caktuar masë arresti. Kundër këtyre personave janë ngritur kallëzime penale për dhunë.
Personat P.R. dhe S.A. para disa muajve kanë abuzuar dhe e kanë rrahur një vajzë, ndërsa videoja është shpërndarë në rrjetet sociale.
Në hyrjen e ndërtesës, siç shkruan Çulev, të denonucuarit së bashku fizikisht e kanë rrahur vajzën, me ç’rast e kanë lënduar dhe e kanë rrezikuar sigurinë e saj. (koha.mk)