Shkup, 26 gusht – Biznesmeni Jordan Kamçev, i cili akuzoi se është zhvatur nga Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, pas të cilës prokuroria e hapi rastin “Zhvatja” sot dha dëshmi si dëshmitarë para prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskoska, konfirmuan për MIA-n nga Prokuroria Themelore Publike.
Kamçev e akuzoi Boki 13 dhe Kiçeec se e kanë zhvatur, gjegjësisht i kanë premtuar heqjen e masës paraburgim, dokumente për udhëtim, por edhe ndërprerjen e plotë të gjitha aktiviteteve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) lidhur me lëndën “Perandoria” në të cilin ai është i dyshuar. Konfirmim se do të lirohet ka dhënë edhe Janeva, sipas bisedave të publikuara në ueb faqen e gaztës italiane “La verita” në të cilën dëgjohej si i thotë Kamçevit se “gjithçka do të jetë në rregull”.
Janeva u thirr në pyetje, ndërsa ditën tjetër u vendos në paraburgim. Nga shtëpia e saj janë nxjerrë mobilje me vlerë prej rreth 5.000 euro, për të cilat ajo dyshohet se i ka marr dhuratë. Paraburgim prej 30 ditëve paraprakisht iu caktua edhe Boki 13 dhe Kiçeecit. Për moment të tre janë në “Shutkë”.