Që nga dita e diel, segmenti i rrugës Kaçanik- Hani i Elezit ka mbetur i bllokuar. Në pjesën që çon për në Maqedoni në baze të vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës është vendosur mjetet transportuese në Maqedoni të shkojnë kah Glloboçica ndërsa veturat e vogla ndërsa nga Kaçaniku drejtë qytezës së Hanit të Elezit, mund të lëvizet vetëm me vetura të vogla nëpërmjet rrugëve alternative. Por, kjo nuk po respektohet
Gjatë ditës së sotme, disa kamionë me pesha të rënda kanë qarkulluar në atë pjesë pa asnjë problem. Disa qytetarë kanë dërguar video në adresë të Express ku shihen rojet duke i lejuar disa kamionë të caktuar që ta kalojnë rrugën e cila tash e disa ditë po cilësohet si e rrezikshme për shkak të rrezikut të shembjes së gurëve.
Por aty nuk po lejohen që të qarkullojnë edhe veturat. Një tendencë për të kaluar e ka pasur edhe qytetari i cili i ka dërguar videot. Por ai tregon se nuk u lejua që të kaloj në atë pjesë.
Ndërkohë, pika doganore me Maqedoninë përkohësisht do të zhvendoset në Glloboçicë.
E, kodra afër vendit ku janë aksidentuar dy policët, Malësor Dashi dhe Armend Trena, para më shumë se një jave, po rrezikon të shembët. Nga MI kanë njoftuar se brenda dhjetë ditëve do të bëhet i ditur projekti me anë të së cilit do të bëhet i ditur sanimi i rrugës. Planifikohet ndërtimi i një ure apo riasfaltimi i asaj pjese.