Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, është blerja më e shtrenjtë në histori të Verderit. Erdhi para katër javësh nga Holanda, pikërisht nga Vitesse Arnhaim, por deri më tani nuk ka arritur të tregojë edhe shumë nga talenti i tij. Ndaj Fraiburgut ai luajti vetëm 16 minuta, ndërsa nuk luajti fare me Volfsburgun dhe Hamburgun. Por, a janë humbur 7.5 milionë euro që u paguan për raketën? Sipas Jeroen Kapteijns, ekspert i futbollit holandez, që punon në “De Telegraaf”, lojtarit duhet t’i jepet kohë.
“Rashica nuk ka nevojë për ndihmë, është investim për të ardhmen”, ka thënë Kapteijns për “Bild”. “Kampionati holandez e ka humbur kualitetin, sidomos në vitet e fundit. Miloti duhet të mësohet tani me nivelin e lartë të Bundesligës. Mund të ndodh që të mos e shohim më të mirën e tij deri në sezonin e ardhshëm”. Rashica aktualisht sa i përket formacionit mbetet prapa Aron Johannssonit dhe Zlatko Junuzovicit. Kapteijns beson në kualitetet e Rashicës. “Ai do të bëhet lojtar startues i Verderit. Ai e ka talentin e Marko Arnautoviçit. Vetëm se nga mendja është më i qetë (qesh)”, deklaroi Kapteijins.