Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot pas votimit në zgjedhjet në Tetovë theksoi se sot është ditë e madhe për të gjithë në të cilën kemi mundësi t’i zgjedhim përfaqësuesit tanë të pushtetit lokal. “Shpresoj se kjo do të jetë mundësi që të zgjidhet midis një të kaluare ku pushteti lokal nuk i plotësoi detyrat me ç’rast Tetova është ndër qytetet më të pazhvilluara, ku nuk ka ujë, pastërti, ku rrugët nuk janë të kalueshme”, theksoi Kasami.
Shfaqi shpresë se kemi mundësi të zgjedhim pushtetin e ri i cili do të jetë në nivel dhe do t’i plotësojë detyrat dhe pushtet i cili do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësisë. Theksoi se kanë njohuri për parregullsi në Çair ku, siç tha, janë disa incidente dhe shpresoj se organet e rendit do t’i kryejnë detyrat e veta dhe do t’u mundësojnë qytetarëve t’i zgjedhin autoritetet e tyre lokale.