Pak nga pak, Xavi po rikuperon lojtarët e lënduar. Iñigo Martínez u kthye për të luajtur kundër Alavés. Kundër Granada ishin Ter Stegen dhe Raphinha, dy lojtarët e rikthyer në skuadër. Sergi Roberto pritet të marrë “fletë-dalje” mjekësore dhe të mund të udhëtojë në Vigo, si Oriol Romeu, i cili ishte jashtë ndeshjes së fundjavës së kaluar për shkak të disa shqetësimeve.
Me Balde dhe Gavi jashtë deri në fund të sezonit, Marcos Alonso, Ferran Torres dhe Joao Félix janë lojtarët që pritet të rikuperohen. Në parim, asnjë nga të tre nuk do të jetë për ndeshjen e parë kundër Napolit, javën e ardhshme. Pritej që sulmuesi portugez të arrinte në kohë, por stafi stërvitor nuk është aspak optimist për këtë.
Joao Félix u lëndua në stërvitje më 30 janar. Ai pësoi një ndrydhje në ligamentin e jashtëm anësor, në kyçin e këmbës së djathtë. Klubi nuk specifikoi kohëzgjatjen e rikuperimit, por mungesa e sulmuesit duhet të zgjasë për një periudhë nga tre deri në katër javë.
Tri javët përfundojnë pikërisht kur Barça të përballet me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Stafi stërvitor beson se është shumë e mundshme që portugezi të bëhet gati për atë ndeshje. Kjo nuk përjashtohet, megjithatë gjithçka do të varet nga ecuria e futbollistit këtë javë. Gjëja më normale është se ai mund të rikthehet në fundjavën e 2 dhe 3 marsit, kur skuadra e Xavi Hernández do të përballet me Athletic në “San Mamés”.
Portugezi ka humbur tre ndeshje që nga dita e lëndimit, kundër Osasuna, Alavés dhe Granada. Para se të dëmtonte kyçin e këmbës, Joao Félix kishte humbur pozicionin e titullarit, me Xavi që kishte “vënë bast” për Ferran Torres si partner të Lewandowskit dhe Lamine Yamal në sulm. Lëndimi i mëvonshëm i valencianit u zgjidh nga trajneri duke e vendosur Pedrin si anësor të majtë “fals”.





