Shkup, 4 shtator- Katër kompanitë të cilat janë deklaruar se në strukturën pronësore kanë bartës të funksionit publik ose anëtar të familjes më të ngushtë, janë përjashtuar nga procesi i tanishëm i nënshkrimit të marrëveshjeve, njoftoi sot drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillimi teknologjik Jovan Despotovski.
Ai theksoi se ka kërkuar nga Komiteti për miratimin e investimeve sërish këto projekte të evaluohen.
Për 73 kompani të tjera të cilat janë deklaruar se nuk kanë bartës të funksioneve publike ose anëtarëve të tyre në strukturën pronësore, procedura e nënshkrimit të marrëveshjeve është nga fundi.
“Pres që ato projekte investuese tani më në javët në vijim do të fillojnë me realizimin praktik”, tha Despotovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Qeveri pas nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetje financiare për hapjen e përshpejtuesve të biznesit për të rinjtë.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i hodhi poshtë si spekulime informacionet e plasuara në opinion se disa kompani përpara do të marrin grante.
“Para ende nuk ka marrë askush sepse paratë merren pasi ndërmarrjet do t’i tregojnë kapacitetet e tyre dhe do t’i investojnë mjetet e tyre. Do të thotë, ajo që ishte si informacion paraprakisht e plasuar në opinion se disa përpara do të marrin grante është spekulim komplet dhe e përgënjeshtroj”, deklaroi Angjushev.