Gjenevë, 6 dhjetor – Programi botëror për ushqim i KB-së sot kumtoi se hulumtimi në Jemen ka treguar se mbi 15 milionë njerëz ndodhen në situatë “krize” dhe se numri mund të mbërrijë deri në 20 milionë, nëse së shpejti nuk mundësohet ndihmë me ushqim.
Ekspertët e Jemenit por edhe ndërkombëtarë, në tetor zbatuan hulumtim në pajtim me sistemin ndërkombëtar për klasifikimin e krizave në pikëpamje të ushqimit dhe më pas tregoi se 65 mijë persona janë cilësuar si “katastrofal”.
“Ky numër mund të rritet në 237 mijë nëse ndihma nuk dërgohet”, thuhet në kumtesën e Programit botëror për ushqim.