Koordinatori rajonal humanitar i KB-së për Sirinë Panos Mumcis, deklaroi se dy milionë civilë janë të kanosur në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.
Mumcis theksoi se civilët janë të rrezikuar nga ofensiva ushtarake nga ana e forcave ruse dhe forcave qeveritare, që zgjat pothuajse dy muaj.
Ai për mediat arabe theksoi se tashmë qindra mijëra personave të zhvendosur do të mund t’i bashkëngjiten edhe qindra mijëra persona të tjerë dhe ky numër do të arrijë deri në “një milion ose dy milionë ” persona të shpërngulur.(koha.mk)