Nju-Jork, 18 nëntor – Mbi shtatë milionë njerëz nën moshën 18 vjeçare ndodhen në burgjet dhe paraburgimet policore në mbarë botën, tregon një studim i KB-së, transmeton gazeta KOHA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shkallën më të lartë të fëmijëve në burgje në botë, duke i përfshirë edhe mbi 100.000 në paraburgim për emigrantë, që paraqet një shkelje të së drejtës ndërkombëtare, qëndron në studim.
“Në botë ka më shumë se shtatë milionë njerëz nën moshën 18 vjeçare të cilët janë në burgje dhe paraburgime policore, duke i përfshirë edhe 330.000 në paraburgim për emigrantë”, deklaroi eksperti i pavarur Manferd Novak.
Sipas studimit Global të KB-së për fëmijë të privuar nga liria, fëmijët duhet të mbahen në paraburgim “vetëm për nëse është e domosdoshme dhe sa më shkurtër që është e mundur”.(koha.mk)