Kampionia Olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi ka operuar me sukses ligamentet e këmbës dhe rehabilitimin pritet ta vazhdojë në Slloveni. Trajneri i saj, Driton Kuka ka njoftuar se xhudistja lëndimin në ligamentin kryqëzor e kishte pësuar gjatë garës në Botërorin e mbajtur në Budapest.
“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka bë krenar ka kaluar operimin me sukses të plotë! Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra! Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoi Ligamentin Kryqëzor me sukses”, ka shkruar Kuka.
“Ajo të cilës ju kam frikuar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh,Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest! Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt! Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Braçiç! Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”, deklaroi Kuka.