Shkup, 5 nëntor – Gjithsej 11.640.243.000 dollarë arrin këmbimi tregtar i Maqedonisë për periudhën janar-shtator të vitit 2018. Nga ky këmbim, eksporti arrin 5.046.877.000 që është rritje prej 22,7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, ndërkaq importi arrin 6.593.366.000 dollarë që është për 19,5 për qind më shumë krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2017.
Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, deficiti tregtar arrin 1.546.489.000 dollarë, ndërsa mbulimi i importit me eksportin 76,7 për qind.
Në periudhën janar-shtator të vitit 2018, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm-tregtar, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Gjermaninë, Greqinë, Britaninë e Madhe, Serbinë dhe Bullgarinë.