Eksperti i BBC, Chris Sutton thotë se Kepa Arrizabalaga duhet të largohet nga Chelsea pas mosbindjes ndaj urdhrave të Maurizio Sarrit.
Trajneri italian dëshironte të zëvendësonte portierin e lënduar me Willy Caballeron në minutat e fundit të kohës shtesë në ‘Wembley’, por spanjolli qëndroi në fushë, pavarësisht se numri i tij ishte treguar në tabelën e zëvëndësimeve.
This is unbelievable! 🙀🙀
⛔ Kepa refuses to be substituted
😡 Sarri loses his cool, throws a bottle and storms off down the tunnel!
Have you ever seen anything like this in a cup final before?!? 😲😲 pic.twitter.com/uypwckJvhH
— Soccer AM (@SoccerAM) February 24, 2019
Nën presion të madh Sarri reagoi me tërbim të madh pasi loja përfundoi pa gola pas 120 minutash, përcjell Periskopi, transmeton gazeta KOHA. Më pas, City fitoi në penallti 4-3.
”Kepa kurrë nuk duhet të luajë më për Chelsean. Kjo duhet të jetë shfaqja e tij e fundit me fanellën e Chelseat. Ai është një turp. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë. Po të isha Sarri unë do të ecja në fushë për ta larguar. Ju nuk mund të bëheni kryeneç. Përse lojtarët nuk e tërhoqën Kepën gjithsesi? Kepa duhet të largohet, jo Sarri”, tha Sutton.