Bruksel, 29 tetor – Këshilli i Evropës aprovoi afat të ri për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimit Evropian deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, transmeton gazeta KOHA.
Kryeministri britanik Boris Xhonson, mbrëmë pranoi prolongim tremujor për Bregzitin, por theksoi se këtë e bën kundër vullnetit të tij. Ai i bëri thirrje Komisionit Evropian të mos aprovoj prolongime shtesë për dalje të Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Xhonson në letrën dërguar kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk theksoi se sipas ligjeve britanike “nuk ka të drejtë të bëj asgjë, përveç se ta konfirmojë pajtueshmërinë formale të Britanisë së Madhe për vazhdim”, të afatit për dalje nga BE-ja. Ai mes tjerash në këtë letër ju bën thirrje 27 shteteve anëtare të BE-së, të kujdesen që mos të ketë prolongim të Bregzitit edhe pas 31 janarit.
Qeveria e kryeministrit britanik Boris Xhonson, sot njoftoi se do të pajtohet me amendamentin të cilën e kërkuan partnerët opozitarë që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor.
Ai mbrëmë tha se do të tentojë ta “shtyjë” në Parlament, Ligjin për mbajtjen e zgjedhjeve me 12 dhjetor, por kundërshtarët kërkuan më herët.
Kryeministri britanik, i cili premtoi se Bregziti do të ndodh me 31 tetor në çdo çmim, më shumë herë kërkoi të mbahen zgjedhje për t’i dhënë fund, siç tha ai “makthit me paralizën e cila e merr besimin e opinionit, duke parandaluar çdo rezultat për Bregzitin”.(koha.mk)