Nju Jork, 1 janar – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që sot ka pesë anëtare të reja jo të përhershëm me mandat dyvjeçar.
Gjermania, Belgjika, Indonezia, Afrika e Jugut dhe Republika Domenikane janë anëtaret e reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të zgjedhura me parimin rajonal nga 1 janari i vitit 2019 deri më 31 dhjetor të vitit 2020.
Në vitet e kaluara, anëtare jo të përhershme ishin Holanda, Suedia, Kazakistani, Etiopia dhe Bolivia.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtare, prej të cilëve pesë janë të përhershme – Franca, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Kina dhe Rusia, ndërsa zgjidhen për një mandat dyvjeçar, kështu që çdo vit ndërrohet nga pesë anëtare.
Shtetet anëtare jo të përhershme zgjidhen sipas një parimi rajonal. Në vitet tek në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hyjnë një vend nga Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut dhe dy nga grupi i vendeve perëndimore, ndërsa në vitet çift zgjidhen nga dy vende nga Afrika dhe një nga Azia, Amerika e Jugut dhe Evropa Lindore. Viti çift është fillimi i mandatit edhe për anëtaren arabe.
Nga anëtaret e reja jo të përhershme, Gjermania dhe Belgjika kanë më shumë përvojë, të cilat janë zgjedhur gjashtë herë për atë organ dhe për herë të parë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së hyn Republika Domenikane. Ndërsa për Indonezinë kjo është hera e katër, ndërsa për Afrikën e Jugut – e treta.
Më shumë se një e treta e shteteve anëtare të OKB nuk kanë qenë kurrë të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Maqedoninë, Serbinë, Slloveninë dhe Malin e Zi.
Ish-RSFJ katër herë ishte anëtare jo e përhershme e KS të KB-së dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë, deri më tani vetëm Bosnja e Hercegovina është përfaqësuar në KS (2010-2011) dhe Kroacia (2008-2009).