Dy viktimat e Gani Thaçit, vëllait të presidentit Hashim Thaçi, janë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, dhe drejtori i kompanisë së sigurimeve Illyria, Gianni Socolic.
Gazeta Express merr vesh se dy personat që sot i ka sulmuar vëllai i presidentit Thaçi, Gani Thaçi, në Byronë Kosovare të Sigurimeve janë Blerim Pushkolli, drejtor i BKS-së dhe Gianni Socolic, i cili drejton kompaninë “Illyria Insurance”.
Express ka kontaktuar edhe me vetë drejtorin Pushkolli, e i njëjti i ka thënë gazetës që tani për tani nuk mund të flasë, por që do të deklarohet më vonë.