Shkup, 2 prill – Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur 32 aksidente rrugore në të cilat tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, 10-të lëndime më të lehta, ndërsa në 19 është shkaktuar vetëm dëm material.
Siç kumtoi MPB-ja, në aksidentet një këmbësor, një vozitës i mopedit dhe një vozitës i motoçikletës kanë marrë lëndime të rënda trupore ndërsa 12 persona kanë marrë lëndime më të lehta trupore.
Janë sanksionuar 68 shoferë sepse kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Gjithashtu, nga komunikacioni janë përjashtuar 79 shoferë: prej tyre 52 kanë drejtuar automjetin ende pa e marrë patentë shoferin, 10 kanë qenë shoferë fillestar dhe 17 kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.
Përveç kësaj, 20 shoferë janë sanksionuar sepse e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, katër nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, dy janë rreshtuar në mënyrë të padrejtë, 10 shoferë për tejkalim të parregullt dhe tre nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë të udhëkryqit.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 46 automjete sepse 45 ishin të paregjistruara, ndërsa një automjet ka qenë pa kontroll teknik. Sa u përket këmbësorëve, dy këmbësorë janë sanksionuar sepse e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë. Gjatë ditëve të fundit janë dhënë edhe 208 urdhëresa pagesore të detyrueshme, ndërsa 145 automjete janë mënjanuar me “karrotrec”.