Pastaj, janë disa që i shmangim sa më shumë që mundemi; dentistin, gjinekologun etj. E sidomos takimin me gjinekologun, e dimë që mund të jetë shpesh herë e mërzitshme dhe e turpshme, por është shumë e rëndësishme që të kontrolloheni herë pas here dhe të i mësoni disa gjëra rreth trupit tuaj, raporton “Huda Beauty”, transmeton gazeta KOHA.
Prandaj, për t’ua bërë më të lehtë, këtu gjeni disa nga gjërat që gjinekologët dëshirojnë që ju t’i dini.
Ata janë aty për t’iu ndihmuar, prandaj bëni pyetje
Doktorët shpjegojnë se gjinekologu juaj është aty për t’ia bërë më të lehtë që të kuptoni trupin tuaj. Nuk ka kohë që të turpëroheni.
Nëse doktori ju bënë pyetje, përgjigjuni sinqerisht
Gjinekologu juaj pret që ju të i bëni pyetje, është e rëndësishme për ata se si të ju ndihmojnë në shëndetin tuaj femëror. Prandaj, për çdo kuriozitet apo për çdo gjë që doni të dini, ju duhet të i bëni pyetje.
Rrjedhjet vaginale janë normale
Shumica e grave kanë rrjedhje, andaj nëse rrjedhja juaj nuk ka ndonjë erë, apo djegie dhe irritim, nuk ka asnjë për tu shqetësuar. Por nëse ka diçka më shumë, është një ide e mirë të shkoni te gjinekologu. Doktorët thonë se shpesh here rrjedhja mund të jetë gjë e mirë. Është një gjë e natyrshme e vaginës për të qëndruar elastike, e lagësht dhe e lubrifikuar.
Erërat po ashtu nuk janë diçka për tu shqetësuar
Me pastrim disa gra nuk mund të vërejnë erëra vaginale, mirëpo shpesh herë mund të kenë disa erëra të lehta. Kur cikli juaj fillon një erë e lehtë është e zakonshme. Mirëpo, ërërat më të fuqishme mund të nënkuptojë se disa bakterie dhe organizmat e tjerë janë jashtë balancës dhe gjinekologu juaj mund të ju ndihmojë në këtë.