Komandanti i Forcave Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR), gjenerali italian Lorenco D’Adari sot u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të qëndrojnë të qetë, duke u thënë se nuk kanë prej çfarë të frikësohen.
Lidhur me aksionin e sotëm policorë në të cilin janë arrestuar më shumë persona nën akuzën për krim të organizuar dhe korrupsion, D’Adari apeloi “të gjitha palët në Kosovë” t’i zgjidhin kontestet qetë dhe me përgjegjësi dhe pa përdorim të forcës dhe dhunës.
KFOR-i në kumtesë potencon se policia e Kosovës zbaton operacion policorë në tërë territorin e Kosovës në bazë të urdhrave për arrestim të lëshuara nga ana e Gjykatës në Prishtinë në kuadër të hetimi lidhur me korrupsionin.
“KFOR konfirmon se ky është vetëm një operacion policorë dhe se Forcat e sigurisë të Kosovës apo cilado forca tjera ushtarake nuk janë sistemuar në veri të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Forcave Ndërkombëtare.
KFOR-i potencon se vazhdon ta ndjek situatën dhe se është e gatshme të intervenojë nëse duhet, me qëllim që të “garantohet siguria e të gjithë bashkësive në bazë të mandatit të tij në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB-së.(koha.mk)