Khabib Nurmagomedov e ka marrë brezin që e fitoi në kuadër të UFC 229. Luftëtari i arteve marciale, Khabib Normagomedov arriti që ta mposht Conor McGregorin, por që përballja e tyre përfundoi me dramë. Khabib ka arritur më në fund që ta marr titullin e kampionit të peshave të lehta, por që ishte në dilemë nëse një gjë e tillë do të ndodh, përcjell “lajmi.net”. Konfirmimin për marrjen e brezit e ka bërë të ditur vetë boksieri rus, që ka bërë një shaka me kreun e UFC-së, Dana White.
“Dana White je me fat që ma dhe brezin ose do ta thyeja makinën, e di lokacionin tënd të parkimit”, ka shkruar Khabib në Instagram.