Të gjithë po flasin për bombat bërthamore. Megjithatë, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un vizitoi një fabrikë kozmetike në vendin e tij. Godina sapo është rinovuar dhe 33-vjeçari kreu një inspektim në disa prej laboratorëve. Ai shoqërohej nga bashkëshortja, Ri Sol-ju, 28 vjeç, e cila nuk ishte parë në publik prej kohësh. Pasi vlerësoi punën dhe cilësinë e produkteve, diktatori u bëri thirrje grave të vendit të tij të bëhen më të bukura. “Jam i lumtur, që t’u them grave të vendit tim dhe vendeve të tjera, që tashmë kemi kozmetikë të klasit botëror nga Koreja e Veriut”, tha ai.