Filmi “Christopher Robin”, bazuar në historinë e Winnie the Pooh, nuk do të jepet në kinematë kineze. Autoritetet nuk kanë dhënë një arsye zyrtare, por mendohet se vendimi për ndalimin e filmit ka të bëjë me ngjashmërinë e presidentit kinez Xi Jimping me arushin e famshëm.
Winnie është shndërruar në simbolin e rebelimit dhe të opozitarizmit në Kinë, shpesh i përdorur për të irozinuar presidentin në media dhe rrjete sociale.
Diçka e ngjashme ndodhi edhe në 2013, kur Xi zhvilloi një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Faqet e para të shtypit amerikan u hapën me krahasime të tilla, Jimping me Pooh dhe Obama me tigrin. Një vit më pas, në takimin e liderit të vendit komunist me homologun e tij japonez Shinso Abe, krahasimi ishte i pashmangshëm. Fushata kundër Winnie gjithsesi ka nisur që në verën e kaluar në Kinë me bllokimin e imazhit të tij në rrjete sociale.