Vevçan, 25 shtator – Të dielën më 30 shtator vendosim për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Kemi mundësinë historike që t’i realizojmë interesat tona strategjike, hyrjen në Bashkimin Evropian dhe në NATO, theksoi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aleksandër Kiracovski gjatë vizitës së sotme në Vevçan.
Duke përkujtuar për përfitimet me integrimin euroatlantik të vendit, ai iu bëri thirrje banorëve të Vevçanit që të dalin në mënyrë masive dhe të votojnë “për” Maqedoni Evropiane.
Për sa i përket marrëveshjes me Greqinë, nënvizoi, se ajo është garanci për hyrje të Maqedonisë në BE dhe NATO, por njëkohësisht e konfirmon edhe identitetin maqedonas.
“Ne jemi maqedonas dhe gjithmonë do të jemi maqedonas. Identiteti dhe gjuha jonë maqedonase, kufijtë tanë, flamuri dhe himni përgjithmonë do të pranohen dhe mbrohen nga e gjithë bota. Me pranimin e marrëveshjes e pastrojmë rrugën deri në BE dhe NATO dhe e përforcojmë identitetin maqedonas”, deklaroi Kiracovski.
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së vlerësoi se te banorët e Vevçanit shihet disponimi për dalje masive, duke theksuar se komunat më të vogla dhe mjediset rurale do të fitojnë më shumë mjete nga fondet e BE-së me qëllim që të harmonizohen kushtet me qytetet evropiane ose me qytetet më të mëdha.
Pas takimit me qytetarët e Vevçanit, Kiracovski sot do të ketë takime edhe me banorët e Prespës, ku do t’i transmetojë përfitimet nga anëtarësimi në Maqedoni dhe BE dhe NATO dhe do t’i ftojë prespanët që të dalin të dielën dhe ta japin votën e tyre “për” Maqedoni Evropiane.