E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
3.8 C
Skopje

Kjo është spiunja ruse, Sitora Atamamadova e cila u arrestua në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Gazeta Infokus raportoi ekskluzivisht se sot është arrestuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës një grua spiune ruse me pasaportë të Taxhikistanit.

Infokusi ka siguruar edhe fotografinë e pasaportës së Sitora Atamamadova, që u arrestua në MPB në departamentin për të Huaj dhe Lejeqëndrime.

Sipas burimeve të Gazetës Infokus brenda policisë së Kosovës, në dosjen e saj thuhet se ajo ka arritur të implikohet edhe në disa tenderë.

Sipas burimit ajo këtë e ka bërë përmes kercënimit dhe shantazhit duke arritur të implikohet në tenderë të rëndsishëm të qeverisë së Kosovës.

Pas verifikimit nga Deparamenti për të Huaj dhe Lejeqëndrime në kuadër të MPB-së ka rezultuar se e njëjta ka lidhje me spiunazhin rus.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm