Vetura Hoffmann e vitit 1951, e gjermanit M.Hoffmann është vetura më e shëmtuar në botë. Ky model nuk ka qenë pjesë e përzgjedhjeve të mëhershme të veturës më të keqe në botë për shkak se kurrë nuk ishte futur në prodhim serik. Sipas eub-faqes “Microcarmuseum”, kjo veturë unikate ishte prodhuar në mes të viteve 1949-1951 nga gjermani M. Hoffmann. Ajo ka tri rrota, ku rrota e pasme është dhe rrotë drejtuese e makinës. Kjo veturë është e pajisur me motor një-cilindërsh me kapacitet 200 ccm, që prodhon 6,5 KF, me të cilin mund të arrijë shpejtësinë prej 45 km/h. Mjaftueshëm, sepse një shpejtësi më e madhe nuk do të ishte e sigurt për ngasësin e saj. Një ekzamplar në gjendje të rregullt i kësaj veture ekziston edhe në ditët e sotme, ndërsa Jason Torchinsky nga “ Jalopnik” kohë më parë e kishte rastin të testonte atë dhe të realizonte një video-material që tregon karakteristikat e kësaj veture të shëmtuar.