Një matematicien ka arritur të mbledhë mbi 20.000 firma në një peticion që kërkon zëvendësimin e kësaj tabele, pasi sipas tij është një turp kombëtar. Britaniku Matt Parker i ka bërë thirrje qeverisë që të ndryshojë formën e topit në këto shenja që janë të shpërndara në të gjithë vendin, pasi topi i futbollit i vendosur në to është i pasaktë. Sipas tij, është matematikisht e pamundur që një top futbolli të formohet vetëm me hekzagonë, por është një kombinim i këtyre të fundit me pentagonë. Kjo logo është përdorur në Britani që prej vitit 1994 dhe Parker beson se ndryshimi i tabelave do t’i bëjë njerëzit të vlerësojnë më shumë gjeometrinë. Megjithatë, burime qeveritare janë përgjigjur se kosto e ndryshimit të tabelave në të gjithë vendin do të ishte shumë e madhe dhe ka pak gjasa që kërkesa e Parker të realizohet. Ai tani ka kohë deri në 6 prill 2018 për të mbledhur 100 000 firma, që nisma të diskutohet në Parlament.