Jurgen Klinsmann vetofrohet për të marrë drejtimin e Australisë, që ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Ange Postecoglou. 53-vjeçari gjerman, me eksperiencë në drejtimin e përfaqësueseve, është shprehur se do ta pranonte me shumë kënaqësi, nëse do t’i bëhej oferta nga drejtuesit e Federatës Australiane të Futbollit.
Kujtojmë se Klinsmann, pas tërheqjes nga futbolli mori në vitin 2004 drejtimin e Kombëtares Gjermane, të cilën e udhëhoqi deri në gjysmëfinale të Kupës së Botës të Vitit 2006, ku u mposht 2-0 nga Italia në kohën shtesë. Në përballjen për vendin e tretë, Gjermania e Klinsmannit mposhti 3-1 Portugalinë. Gjatë sezonit 2008-2009 drejtoi Bayernin, ndërsa për 5 vite radhazi (2011-2016) ishte trajner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.