Bruksel, 29 tetor – Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, në një pyetje të mediave greke në lidhje me marrëveshjen e Prespës, tha se BE-ja është e bindur se Shkupi dhe Athina do të vazhdojnë ta respektojnë.
Deklarata vijon pas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se marrëveshja e Prespës është në rrezik pas vetos franceze për fillimin e negociatave për Maqedoninë me BE-në. I pyetur nëse BE “druan” për marrëveshjen e Prespës, Kocijançiq deklaroi se nuk do t’i komentet e huaja, raporton KOHA.
“BE-ja fuqishëm e përshëndeti marrëveshjen e Prespës e cila paraqet sukses të madh dhe shembull pozitiv jo vetëm për rajonin, por edhe për BE dhe më gjerë, i përshëndesim guximin dhe vendosmërinë e palëve të involvuara dhe besoj se autoritetet do të vazhdojnë të investojnë dhe implementojnë në frymë të besimit”, deklaroi zëdhënësja e KE-së. (koha.mk)