Mesfushori Koke dhe qendërmbrojtësi Diego Godin janë përfshirë në listën e lojtarëve të Atletico Madridit për ndeshjen kundër Juventusit, kanë njoftuar të hënën mediumet spanjolle.
Koke dhe Godin patën pësuar lëndime javën e shkuar gjatë stërvitjeve për çka edhe munguan në ndeshjen e fundit kundër Leganesit, transmeton koha.net.
Atletico, të martën luan ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve në Torino. Ndeshja e parë, e zhvilluar në Madrid është mbyllur 2:0 në favor të ekipit spanjoll.
Përderisa Koke e Godin janë të gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit, lojtarët tjerë si Diego Costa, Thomas Partey, Lucas Hernandez e Filipe Luis do të mungojnë.
Ndeshja mes Juventusit e Atleticos do të zhvillohet të martën prej orës 21:00.