Romë, 29 shtator – Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Mishel Risi, ka deklaruar se pika e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, e cila ka të bëjë me formimin e Asociacionit të formimit të komunave me shumicë serbe, është çështje e diskutueshme e cila në vete bart një rrezik të caktuar.
“Një pikë shumë e diskutueshme në dialog, ka të bëjë me formimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe çfarë funksioni dhe fuqie ekzekutive do t’i caktohet asaj”, tha Risi gjatë një konference të Fondacionit të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s në Romë, që i kushtohet integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit Perëndimor” .
Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, ai deklaroi se disa përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës, paralajmëruan për rrezikun e ‘bosnjësimit’ të Kosovës, i cili do të mund të rrezikonte etnitetin shtetëror të Kosovës”, tha Risi.
Ai shtoi se marrëveshja e Uashingtonit më 4 shtator, të cilën e kanë nënshkruar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndihmuar në krijimin e një momenti të favorshëm për ndërtimin e besimit midis Beogradit dhe Prishtinës.