Shkup, 22 janar – Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP “Parqet dhe gjelbërimet” dhe NP “Parkingu i Qytetit” nga dita e sotme dhe deri të mërkurën do të realizojnë aksionin e krasitjes së pemëve.
Ky aksion, siç njoftojnë nga komuna do të fillojë në orën 08:00 përgjatë rrugës Kemal Sejfulla nga të dyja anët dhe nga udhëkryqi i rrugës “Xhon Kenedi” deri në udhëkryqin e rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase”.
NP “Parkingu i Qytetit” do të bëjë zhvendosjen e veturave të parkuara përgjatë kësaj zone.
Qëllimi i aksionit është të bëhet krasitja e degëve të pemëve të gjelbërimit publik që e pengojnë ndriçimin në orët e natës dhe nuk e ndriçojnë mjaftueshëm rrugën dhe shtigjet për këmbësorë.