Shkup, 20 tetor – Me qëllim të hapjes së temave të cilat do të çojnë drejt mbështetjes në luftën kundër korrupsionit dhe në përmirësimet e politikave për antikorrupsion përmes analizave të gjendjeve dhe duke theksuar dobësitë konkrete Transparensi Interneshënall – Maqedoni shpall Konkurs për përpunimin e storjeve hulumtuese nga fusha e korrupsionit dhe qeverisjes të së drejtës.
Organizatat qytetare të interesuara të cilat meren me gazetari hulumtuese, gazetarë dhe hulumtues duhet të dërgojnë propozim- temë konkrete më së voni deri më 25 dhjetor të vitit 2020.
Fushat e propozuara për storjet hulumtuese janë punë e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik (AGJPP) dhe Entit Shtetëror për Revizion (ESHR), kompetencat e tyre dhe bashkëpunimi ndërinstitucional, bashkëpunimi i tyre me sektorin joqeveritar, si dhe implementimi i ligjeve për parandalim të korrupsionit.
Në suaza të projektit është parashikuar financimi i gjithsej tre storjeve hulumtuese, të cilat do të marrin kompensim individual në vlerë prej 500 dollarë amerikan.
Selektimin e temave do ta kryejë komisioni i përbërë nga personeli programues i Transparensi Interneshënall-Maqedoni, ndërsa në bazë të aktualitetit të temës, përvojës dhe metodologjisë së ofruar nga ana e personave të interesuar.
Konkursi realizohet në suaza të projektit “Përforcimi i kapaciteteve të institucioneve në luftën kundër korrupsionit”, i mbështetur nga projekti i USAID për pjesëmarrje qytetare.