Kërçovë, 19 maj – Kryetari i Degës së Organizatës Humanitare “El Hilal“ në Kërçovë, Ramazan Kanza, bashkë me aktivistin Veton Ahmeti, përndryshe anëtar i Kuvendit Qendror të organizatës qëndruan në fshatin Zajaz, me ç’rast nevojtares Farije Murati, e sëmurë nga tumori në sy iu dorëzua donacion prej 120.000 denarësh. Ky kontribut u grumbullua me angazhimin e degës nga bamirës kërçovarë. Pacientes i nevojiten rreth 6000 euro për operimin e syrit, për të cilin në bazë të sëmundjes dhe kontrollit të dokumentacionit, diagnozën ia ka konstatuar edhe konziliumi i mjekëve specialistë. Me këtë gjest, “El Hilal”-i në Kërçovë për të satën herë ka dëshmuar gatishmërinë për të qenë pranë nevojtarëve të këtij rajoni dhe të kontribuojnë në tërë territorin e Maqedonisë atëherë kur është e nevojshme. (koha.mk)