Futbollistët pëlqejnë të vishen shtrenjtë, që të duken ndryshe nga masa. Por duke qenë se të gjithë nisen me këtë synim, jo pak raste ato kanë bërë “xing” me njëri-tjetrin në daljet publike. Së fundmi, duket se yjet e futbollit anglez, si Pogba, Dele Alli, Jesse Lingard, por edhe shumë të tjerë janë fiksuar me kostumin e “GUCCI”. Bluza me zinxhir kushton $ 1,850 e ndërsa tutat $ 1,250. Vetëm Alex Iwobi, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Naby Keita kanë kostumin e plotë, pra në total $3100. Jo pak apo jo?