Shpresoj se në një moment do të mund të vijmë në një situatë të kemi bisedime kuptimplotë për emrin. Asnjëherë nuk kam thënë se kjo është e lidhur me gjuhën apo çështje të tjera. Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në konferencë për shtyp në Selanik, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse, siç publikuan disa media greke, ka thënë se Athina përveç emrit të Maqedonisë konteston edhe çështje të tjera siç janë gjuha, kombi…
Koxias, paraprakisht sot në Selanik pati takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, në të cilin kanë biseduar për forma të reja të bashkëpunimit. Në kontekst të takimit të sotëm të ministrave të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, Koxias theksoi se Athina do të japë mbështetje për shumicën e vendeve për anëtarësim në BE, si dhe mbështetje për krijimin e rrjetit për bashkëpunim.
Ai pranoi se Greqia është sjellë në mënyrë arrogante ndaj vendeve në rajon në vitet e 90-ta, por ka mësuar leksionin dhe është kthyer drejt ndërtimit të besimit. Vlerësoi se marrëdhëniet mes vendeve në rajon tani janë më të mira sesa që është perceptuar në opinion. “Duhet të jemi të gatshëm në kompromis dhe mos të frikësohemi. Duhet t’i zgjedhim problemet”, tha Koxias.
Në fjalimin në konferencën për shtyp në Selanik ai theksoi se ardhmëria e BE-së është në interes të përbashkët dhe në interes së perspektivës së rajonit dhe se vendet kandidate për anëtarësim në BE në fazën e ardhshme të inkuadrimit do të marrin mjete të dedikuara për Evropën Juglindore. Janë ndërmarrë, shtoi masa specifike përmes takimeve plenare dhe përmes atyre individuale, ndërsa takimet dypalëshe kanë qenë të përkushtuara në atë si të thellohet bashkëpunimi. Në takimin në Selanik është dakorduar takim i ri për gjashtë muaj me çështje të lidhura me bashkëpunimin me shfrytëzimin e fondeve të E-së.