Podgoricë, 18 korrik – Policia e Malit të Zi arrestoi përfaqësues të grupit kriminel, të cilët janë të dyshuar për planifikim të vrasjeve të shumë personave, përfshirë edhe prokurorin special për krim të organizuar të Malit të Zi, Milivoj Katniq.
Siç bëri të ditur gazeta podgoricase “Pobjeda” duke iu referuar burimeve nga hetimi, përfaqësuesit e grupit për një kohë të caktuar e kishin ndjekur Katniqin dhe kishin dijeni për shprehitë e tij të përditshme.
Grupi ishte formuar para një viti me qëllim që të kryejë shumë vepra penale, përfshirë edhe likuidim fizik të Katniqit, të disa përfaqësuesve të tanishëm dhe të mëparshëm të shërbimeve malazeze të sigurisë, si dhe djalit të një shefi të policisë.
Sipas organeve hetuese, për vrasje të përfaqësuesve të Agjencisë për siguri kombëtare përfaqësuesit e grupit kishin kërkuar nga 500.000 euro, ndërsa për likuidim të personave tjerë nga 200.000 euro.
“Pobjeda” thekson se nëse i kishin realizuar të gjitha vrasjet e planifikuara grupi do të përfitonte pesë milionë euro.
Prokurori special Katniq deri tani në disa raste deklaronte se kundër tij dhe kundër Prokurorisë Speciale për krim të organizuar udhëhiqet “luftë speciale”.