Frenki De Jong ishte transferimi i bujshëm i Barcelonës në merkaton e verës. Katalanasit shpenzuan 75 milionë euro për të sjellë nga Ajaksi në “Camp Nou” talentin holandez, duke fituar garën me klube si PSG dhe Mançester Siti. Nga 22-vjeçari pritet shumë, ndërsa shihet si një trashëgimtar i denjë i Çavi Hernandez, për nga saktësia e pasimeve në fushë.
Megjithatë, De Jong edhe pse ka treguar klasin e tij, nuk ka arritur ende të shfaqë të gjitha potencialin e plotë si në kohën e Ajaksit. Për këtë, mediat holandeze kanë kritikuar teknikun Ernesto Valverde. Madje, theksojnë se trajneri i blaugranave nuk e kishte të preferuar dhe nuk e kishte kërkuar në skuadër, ndërsa e cilësojnë si të gabuar rolin dhe detyrat që Valverde i jep në fushë De Jong.
Mediat holandeze këmbëngulin se De Jong duhet të aktivizohet në qendër të mesfushës për të ndërtuar dhe shkatërruar aksione, dhe jo në krah ku është më i vanacuar, por kontaktin me topin nuk e ka aq të shpeshtë.