Kroacia dëboi 18 diplomatë rusë dhe gjashtë anëtarë të personelit administrativ-teknik, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane.
Kroacia sot i dorëzoi notë ambasadorit rus në Kroaci, me të cilin e informon Rusinë për uljen e numrit të personelit diplomatik dhe personelit administrativ – teknik në Ambasadën ruse në Zagreb.
Ministria kroate e Punëve të Jashtme sot edhe një herë “ashpër” e dënoi “agresionin brutal ndaj Ukrainës dhe krimet e shumta të kryera”.