Shkup, 30 nëntor – Komisioni rregullator për energjetikë sot i publikoi vendimet për konfirmimin e tarifave për shërbime ujore për periudhën rregullatore 2018-2020 në territorin e Republikës e Maqedonisë.
Komisioni rregullator për energjetikë për nesër ka paralajmëruar pres-konferencë, ku do të prezantohen hollësira lidhur me vendimet.
Nga ndërmarrja publike e Shkupit “Ujësjellësi dhe kanalizimi” për MIA-n konfirmuan se sot e kanë marrë vendimin për konfirmimin e tarifës në territorin e qytetit të Shkupit dhe sqarojnë se me këtë fillon procedura për konfirmimin e çmimit të ujit që qytetarët do ta paguajnë nga fillimi i vitit.
Potencojnë se më tej do të formohet komision, që do të parashtrojë propozim deri te Këshilli i Qytetit të Shkupit, i cili do të marrë vendim për çmimin e ujit në territorin e qytetit të Shkupit.