E martë, 25 Mars, 2025
13.8 C
Skopje

Kryetarët Duka dhe Kurtovski biseduan për menaxhimin me mbeturina komunale dhe mbrojten nga zjarri

Në kuadër të bashkëpunimit edhe ashtu të mirë, në Rostushë, selia e komunës Mavrovë dhe Rostushë, takim realizuan kryetarët e kësaj komune dhe komunës Dibër, Medat Kurtovski dhe Hekuran Duka, me bashkëpunëtorë të tyre.

“Në takim diskutuam për shumë çështje, me theks të veçantë në nevojat aktuale në pjesën e menaxhimit me mbetjet komunale dhe në pjesën e mbrojtjes zjarrfikëse. U dakorduam që bashkërisht të veprojmë në periudhën e ardhshme në gjetjen e zgjidhjeve më afatgjate për këto nevoja të përbashkëta, informoi Kurtovski.

Vlerësoi se si dy komuna fqinje, të cilat janë të lidhura ngushtë, deri më tani patën bashkëpunim të shkëlqyer i cili do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Në këtë takim shumë të rëndësishëm vlerësojmë se problemi me mbeturinat komunale është problem global i cili kërkon qasje me më shumë kujdes dhe më serioz që të arrihet menaxhim i lakmueshëm. Diskutimi përfshin edhe ndihmë me automjete të specializuara për shërbimin zjarrfikës të komunës Dibër, me çka do të pasurohet parku vozitës i këtij shërbimi”, njoftoi kryetari Duka.

Në takim mori pjesë edhe Xhetan Miftaroski, komandant i njësisë territoriale zjarrfikëse, i cili intervenon edhe në këtë dhe komunën fqinje Qendra Zhupë

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm