Komisioni Federal Tregtar (KFT) i SHBA-së dhe Fsjbuku dakorduan dënim për rrjetin social në lartësi prej pesë miliardë dollarësh për shkak të ndarjes së paligjshme të të dhënave personale të 87 milionë shfrytëzuesve me firmën britanike “Kembrixh Analitika”, publikuan disa media amerikane.
Në marrëveshjen për pagesën e dënimit më të lartë në të holla për ndonjë kompani teknologjike deri më tani, jepen edhe masa të tjera kufizuese në punën e rrjetit social.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni, dënimi në të holla i imponuar nga KFT bursat e pranuan si shenjë të mirë për Fejsbukun – pasi u përhap informacioni për këtë aksionet e kompanisë u rritën për dy për qind.
Nga Fejsbuk paraprakisht theksuan se janë mashtruar nga “Kembrixh Analitika” e cila i ka shfrytëzuar të dhënat e shfrytëzuesve për projekte politike. Para ca kohësh, Kongresi i SHBA-së kumtoi se kompania ka ndarë të dhëna për shfrytëzuesit me 52 kompani.
Themeluesi i rrjetit social, Mark Zakerberg, e pranoi se janë bërë gabime serioze në mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë e shfrytëzuesve.