Të gjithë e njohim Pablo Escobarin. Në shtetin e tij njihej si “el padron” ndërsa në botë njihet si më i forti i tregut të drogës. Çmenduritë e tij janë duke u treguar si tregime nëpër qindra kanale në rrjetet sociale. Ka shumë informacione për biznesin, jetën, paratë, femrat dhe pasurinë e tij.
Para se bosi kolumbian i drogës, Pablo Escobar të bëhej krimineli më i pasur në histori, ai u rrit si një djalë i klasës së mesme, duke u përpjekur shumë për të siguruar jetesën.
Babai i Escobarit kishte qenë gjithmonë një figurë e munguar, duke e lënë nënën e tij që të rriste shtatë fëmijët.
Mungesa e nevojave themelore e transformoi Escobarin.
Ambicia e tij që në moshë të re, ishte që të bëhej milioner që në moshën 22 vjeç.
Ndonëse mbreti famëkeq i drogës vrau me mijëra njerëz, ai mbeti një familjar i përkushtuar, ndaj gruas së tij Maria Victoria Henao dhe dy fëmijëve që të dy kishin, Sebastian Marroquin dhe Manuela Escobar.
Karriera kriminale e Escobarit nisi me mashtrime të vogla rruge, duke shitur cigare kontrabandë dhe bileta false llotarie.
Vetëm në 1975, Escobari nisi operacionin e tij të kokainë, duke kontrabanduar sasi të mëdha kokaine në SHBA me avionë.
Teksa kërkesa për kokainë u rrit shumë në SHBA, po kjo gjë ndodhi edhe me biznesin e Escobarit.
Shumë shpejt ai furnizonte 80% të kokainës në SHBA, duke e transportuar nga toka, ajri dhe deti.
Pablo Escobar ka dalë në shkallët e stadiumit bashkë me pjesëtarë të kartelit të tij të drogës, në një ndeshje futbolli.
Është thënë se bosi i kokainës ishte financuesi kryesor i Atletiko Nacional, skuadra e Medellin, që fitoi Copa Libertadores në Amerikën Latine në vitin 1989. Një tifoz futbolli që në vegjëli, Escobari gjithashtu ndërtoi shumë fusha futbolli, komplekse sportive dhe sponsorizoi skuadrat e fëmijëve.
Ndërkohë që Pablo Escobari shihej si armik nga qeveria e Kolumbisë dhe ajo e SHBA, ai konsiderohej si një lloj Robin Hudi për shumëkënd, pasi shpesh herë shpërndante para për të varfrit, përmes projekteve të strehimit dhe shërbimeve të tjera civile.
Ai drogën e transportonte me aeroplanë, helikopterë, nëndetëse, vetura, tanke por edhe me vetura të policisë.
Ish-agjentët e CIA-s kanë gjetur një nëndetëse të zhytur, për të cilën dyshohet se kishte kontrabanduar drogën e Escobarit.
Escobar nuk e dinte prej nga i vijnë paratë e as nuk e dinte ku i harxhonte. Dihet një informacion se ai dogji 1 milion dollarë vetëm për të ngrohur vajzën e tij, në shtëpin ku fshiheshin nga policia amerikane dhe ushtria e Kolumbisë.
Vazhdon të mbetet mister vendi se ku ka fshehur Eskobari pasurinë e tij. Ai ishte furnizuesi i 80 për qind të tregut botëror të kokainës.
Pablo Eskobar, zoti kolumbian i drogës, është regjistruar i shtati në radhët e njerëzve më të pasur në botë.
Gjatë viteve të 80-ta, Pablo Escobar kishte raste kur fitonte për një javë hiq më pak se 430 milionë dollarë, ndërsa për një vit rreth 22 miliardë dollarë.
Shumicën e parave të fituara nga shitja e drogës Escobar i fshihte në vende të ndryshme. Në vitin 1989, ai ishte renditur në vendin e 7 në listën e njerëzve më të pasur në botë sipas revistës Forbes.
Një shumë e pasurisë së tij është investuar në vetura luksoze, aeroplanë, dy nëndetëse dhe pronat në gjithë kontinentin.
Pasuritë e tij u konfiskuan nga qeveria, pas konfirmimit të vdekjes së tij. Megjithatë Roberto Eskobar, vëllai i Pablos me profesionin kontablisit, ka zbuluar se shumë miliona të baronit të drogës ende nuk janë zbuluar.
Në librin e tij të vitit 2009, “Escobar: The Untold Story of Penale”, Roberto tregoi për thesare të të vëllait të varrosur në SHBA, Kolumbi dhe pjesë të Meksikës.
Pas publikimit të librit u bë e mundur të zbulohej një shumë prej 8 milionë dollarë të fshehura në një kompleks, ku kishin ekzistuar shumë fabrika kokaine.
Jo më larg se vitin e kaluar, një fermer raportoi për gjetjen e 600 milionë dollarëve të varrosur në një fushë pranë Medellin në Kolumbi.
Ato u gjetën të fshehura në fuqi në një plantacion të vajit të palmave. Vëllai i tij siguron se ka ende thesare të të vëllait të fshehura në Neë York. Miami, Chicago, Los Angeles dhe qytetet tjera të Medellin ku ai ka bërë biznes.
“Unë jam gjithashtu i sigurt se ka llogari bankare të harruar që do të mbeten të pahapura”, pohon Roberto Eskobar. Ai shpjegon në librin e tij se numrat e këtyre llogarive i dinte vetë Pablo.
Sipas tij, ai ka fshehur para të drogës dhe në banka në Evropë.
Mediat kanë raportuar se pas vdekjes së Pablo Escobarit, policia e Kolumbisë kanë hetuar edhe familjen e tij, gruan dhe djalin e Escobar për pastrim parash.
E veja dhe djali i lordit famëkeq të drogës, Pablo Eskobar, janë nën hetim nga autoritetet argjentinase për pastrim parash.
Sipas mediave lokale, një qytetar kolumbian, i lidhur me kartelin Medellin të Eskobarit, është marrë me pastrimin e parave përmes një projekti me pronat e patundshme në të cilin bënte pjesë e veja e Eskobarit, Maria Isabel Santos dhe djali, Sebastian Marroquin. Santos dhe Marroquin, kanë marrë një komision mbi paratë që pas transaksioneve, pastroheshin.
Vdekja e Escobarit dhe truprojës shënoi fundin e një ndjekjeje 16 mujore për Escobarin, njeriun që kontrollonte një prej perandorive më të pamëshirshme të trafikut të drogës.
Vrasje apo vetëvrasje?
Nuk është provuar asnjëherë se kush e qëlloi plumbin në kokë, që i mori jetën.
Të afërmit e Escobarit besojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje, që të mos kapej i gjallë, pasi edhe një nga shprehjet e tij ishte të gjithë plumbat për armikun të fundit për vete, pasi ishte në gjendje të vriste veten dhe nuk pranonte të ekstradohej në SHBA.