Dhjetëra kuaj kanë ngordhur në Arizonën Veriore, ku mesa duket u kapën nga një pellg balte për shkak të thatësirës që mban në zonë. Zëdhënësi i “Navajo Nation”, Mihio Manus tha të mërkurën se 111 kuaj ngordhën në pellg gjatë javës së kaluar.
Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë se si duhet të merren me kuajt e ngordhur, të cilët mund të tërheqin kafshë dhe shpendë të egër.
Pellgu i rezervuarit pranë Cameron, është një vend i përshtatshëm për kafshët pasi është i fundit në rajon që thahet nga moti i nxehtë.
Por Manus thotë se kushtet e thatësirës e lanë atë pa shumë ujë. Arizona e Veriut po kalon një nga periudhat më të këqija të thatësirës.