Shkup, 1 shkurt – Pesë persona janë lënduar lehtë në pesë nga gjithsej nëntë aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material.
Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër të madh të shoferëve, Njëzet e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit dhe një shofer për rreshtim në mënyrë të parregullt.
Nga trafiku janë përjashtuar 11 shoferë sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin patentën, si dhe katër automjete me afat të skaduar të patentës për qarkullim. Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë, të cilët kanë kaluar rrugën jashtë zebrave. Janë hasur edhe 83 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 78 automjete.