Kumanovë, 28 janar – Sot në hapësirat e komunës së Kumanovës është mbajtur takim i punës në mes të delegacioneve nga komuna e Kumanoës dhe e Gjilanit, delegacione këto të drejtuara nga kryetarët Maksim Dimitrievski dhe Lutfi Haziri.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë nënshkrimi i marrëveshjeve në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kështu, janë nënshkruar marrëveshje për dy projekte dhe atë – Përforcimi i vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të implementohet në bashkëpunim mes komunës së Gjilanit dhe Kumanovës si dhe Përfitimet ekologjike dhe shëndetësore në sferën ndërkufitare përmes kompanisë regjionale për furnizim me ujë Hidromorava – Gjilan dhe Ujësjellësi – Kumanovë, në vlerë prej 1 milion euro që e ndajnë të dy komunat si grant mjete nga Bashkësia Europiane, e cila po përkrah komplet këto projekte.
Projektet ndryshe do të sjellin përforcimin e bashkëpunimit ndërkufitarë dhe përmirësimin e kushteve për jetesë të qytetarëve nga rajoni dhe mundësinë për hapjen e projekteve të reja. Për këto dy projekte të rëndësishme zë vend edhe bashkëpunimi i frytshëm 15 vjeçarë në realizimin dhe implementimin e bashkëpunimit ndërkufitarë.
Si rezltat i bashkëpunimit dhe miqësisë shumë vjeçare mes komunës së Kumanovës dhe Gjilanit, kreu i komunës Dimitrievski paralajmëron edhe nënshkrimin e memorandumit për binjakëzimin e të dy komunave në nënëtor të këtij viti.(koha.mk)