Kumanovë, 26 shkurt – Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me NP “ Pastrim dhe gjelbërim “ dhe shoqatën “ Aksijashët e Kumanovës “ dhe Klubin e vëzhguesve, në lokalitetin tek Kompleksi përkujtimor në Kumanovë , sot ndërmorën një aktivitet ekologjik për mbjelljen e 3.000 fidaneve të reja, njofton TVM2.
“ Sot organizuam një aksion për mbjelljen e fidaneve të reja dhe pastrimin e lokalitetit tek Kompleksi përkujtimor, së bashku me NP “ Pastrim dhe gjelbërim “ , klubin e vëzhguesve dhe shoqatën “ Aksijashët e Kumanovës” , si dhe kompanitë private , të cilat na mbështetën me mekanizëm të nevojshëm. Me këtë dëshirojmë të krijojmë ambient sa më të pastër jetësor për qytetarët. Po ashtu bëmë edhe pastrimin e deponive të egra të krijuara nga qytetarët e pandërgjegjshëm “ na tha mes tjerash , kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
“ Ndërmarrja jonë rregullisht e mirëmban këtë kompleks , me qëllim që qytetarët e Kumanovës të kenë qytet më të pastër dhe me ajër të pastër. Siç po shihni sot ndërmorëm aksionin për mbjelljen e 3000 fidaneve të reja në lokalitetin ku qytetarët e pandërgjegjshëm kanë prerë drunjtë ekzistuese “ – deklaroi Sasho Petrushevski, drejtor i NP “ Pastrim dhe gjelbërim “.
“Me qëllim të mbrojtjes së ajrit si dhe pastrimin e ambienteve të ndryshme , sot bëmë mbjelljen e 3.000 fidaneve të reja. Besoj se ditëve në vijim do të vazhdojmë edhe në lokacione tjera. Kisha dashur të apeloj tek qytetarët e Kumanovës sidomos tek qytetarët shqiptarë që të jenë më aktiv ” – deklaroi Remzie Bilalli . Ky aktivitet është një ndër masat e parapara për mbrojtjen e ambientit jetësor në qytetin e Kumanovës.