Athinë, 2 prill – Kritika të reja ndaj Qeverisë së Greqisë, se nuk i ka informuar partitë politike për rrjedhën e bisedimeve për emrin, bëri edhe përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos, në intervistën për gazetën greke “Elefteros Tipos”.
Siç raportoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, ai thotë se në bisedime vetëm konfirmohet ngërçi politik.
“Nga ajo që mund të dimë, duket se ka komplikim serioz. Në thelb, vizita e Koxias në shtetin fqinj, filloi dhe përfundoi me aterimin në aeroportin e Shkupit. Përveç asaj, deklarata e keqe dhe sipërfaqësore publike e kryeministrit nga Brukseli për emër konkret, e “ka përmbyllur” ngërçin politik që u shfaq gjatë vizitës të Koxias”, thotë Kumucakos në intervistën për “Elefteros Tipos”.